Momenti kur tanku shtyp autobombën duke shpëtuar shumë njerëz (VIDEO)
Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur ekipi i një tanku në Egjipt kryen një akt heroik.

Ata shpëtojnë mbi 50 njerëz nga vdekja, pasi ndaluan një makinë të mbushur me eksploziv që të kryente misionin e saj.

Tanku e kishte hetuar automjetin që po i drejtohej një postblloku në Sinain Verior dhe u përplas kokë më kokë me makinën e mbushur me 90 kg eksploziv.

Më pas tanku hipi mbi automjet në të cilin ndodheshin katër terroristë.

Për fat të keq, shtatë civilë, mes tyre edhe dy fëmijë, humbën jetën.
Por po të mos ishte veprimi nga ana e tankut, numri i të vdekurve do ishte shumë më i madh. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori