Momenti kur qytetarët në Londër vrapojnë për jetën e tyre (VIDEO)
Pëlqej
Ky është momenti kur njerëzit janë parë të vrapojnë për jetën e tyre pasi një makinë u fut në trotuar duke shkaktuar panik tek qytetarët.

11 persona kanë mbetur të lënduar pasi makina goditi këmbësorët jashtë Muzeut Historik të Londrës.

Raportohet se 9 prej të lënduarve janë dërguar në spital pas incidentit të së shtunës.

Policia ka arrestuar një person si autor të dyshuar por më vonë u tha se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se ende nuk kanë detaje për incidentin por se po merret nga afër me rastin. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2017, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori