Momenti kur ndodhi tërmeti i sotëm në Ohër (VIDEO)
Një tërmet me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter ka goditur ditën e sotme Ohrin.

Qindra qytetarë dhe turistë sot kanë kaluar ditën në rrugë, të frikësuar se mos lëkundjet përsëriten.

Tërmeti i sotëm me 5.1 shkallë Rihter ka goditur Ohrin rreth orës 13:09. Epiqendra ishte rreth pesë kilometra nga fshati Kosell, në thellësi prej 10 km.

Në një inçizim në një market, shihet momenti i tërmetit, ku nga dridhja, artikujt bien nga raftet. Përveç kësaj ka edhe dëme materiale edhe në disa qytete tjera, por jo të përmasave të mëdha. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori