Rama rrëfen nga Vlora historinë e transformimit të Washingtonit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka treguar historinë e transformimit të qytetit të Washintonit në Shtetet e Bashkuara.

Komentet Rama i bëri gjatë vizitës së tij në Vlorë, teksa merrte pjesë në konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.

Kryeministri nga Vlora ndau edhe një histori të së shkuarës me një pedagoge të Harvardit, periudhë kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

“Dua ta nis me një episod, nga një takim me një profesore të Havardait, e cila jep prej shumë vitesh politika publike. Që kur erdhi në Tiranë, në atë kohë isha kryetra bashkie, më pyeti nëse e dija se cili ishte leksioni i saj i parë në këtë universitet. I thash; se kam dëgjuar. Ajo më tregoi se cili ishte leksioni i parë.

Studentët hynë në klasë dhe iu jepet të gjykimeve një panoramë satistikore e Washingtonit në fillim të viteve 30, pak para se ai të niste një proces transformimi të jashtëzakonshëm falë një kryetari bashkie. Panorama satistikore është e mbushur me situatë problematike, që nga borxhet te mungesa me ujë të pijshëm. Studentëve iu kërkohet që të shkruajnë panin se nga do e nisnin ata nëse do zgjidheshin kryetar bashkie. Ajo më tregoi se në asnjë rast nuk i kishte ndodhur që një student të pikaste pikërisht fillin aty ku e kapi kryetari i famshëm i bashkisë, që u bë pionieri i atij transformimi. Ai nuk e nis nga asgjë nga ato që duken dhe janë plagët e mëdha të qytetit. ëashingtoni kishte në stacionin e trenit një monument me dy luanë në bronz dhe ai vend ishte pike më e populluar. Ai e nis me pastrimin dhe ndriçimin e dy luanëve.

Në gjithë këtë mjedis kaotik, të ndotur, pa asnjë rregull dhe pastërti, ata dy luanët e pastruar, e kthyer në ngjyrën e artë, e ndriçuar bukur, u kthyen në një burim energjie pozitive për këtë qytet. Ai ishte momenti kur filluan të shkruheshin artikuj për këtë qytet. Është një histori shumë e bukur, por jo e vetmja”, tha Rama./albeu.com/