Doli në mal për të mbledhur bimë medicinale, gjendet i pajetë një person

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Lukovë të Sarandës. Viktima është identifikuar si Dhiogjen Boçi, 72 vjeç.

Bëhet me dije se i moshuari kishte dalë në mal për të mbledhur bimë mjekësore. Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë rrëzimi aksidental nga një shkëmb në mal, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza e trupit të viktimës për të zbuluar më tej mbi rrethanat e vdekjes.

Ambulanca ka bërë transportimi i trupit të viktimës për në morgun e Sarandës.


Shtuar 14.06.2021 16:26