Momentet e tmerrit kur cunami godet bregun pas tërmetit 7.7 ballë (VIDEO)


Agjencia e Gjeofizikës në Indonezi ka konfirmuar se tërmeti i së premtes ka shkaktuar një cunam, raporton Associated Press.

Deklarata erdhi pas një videoje që po qarkullon online ku duket një cunam që godet një qytezë të tërë në një rajon.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë u regjistrua në ishullin Sulavesi, në lindje të Borneos. Autoritet paralajmëruan për një cunami të mundshëm më herët.

“Ne këshillojmë njerëzit që të qëndrojnë në zona të sigurta, larg ndërtesave të dëmtuara,” tha zëdhënësi i Agjencisë së Katastrofave Kombëtare.



Shtuar më 28/09/2018, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori