E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Molliqaj: Glauku më mposhti njëherë në debat, po e mbrojnë SHIK-asit (VIDEO)
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se disa herë u ka tërhequr vërejtjen Vetëvendosjes, për të mos sulmuar PSD-në.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e pranon se Glauk Konjufca ka fituar debatin televiziv që e kanë pasur për herë të fundit.

“Nëse e shikojmë me shikueshmëri e pranoj se debatin e ka fituar Glauku. E kam pranuar se e ka fituar Glauku. Unë e kam respektuar atë dhe çdokush mund ta sheh atë debat se unë e kam respektuar shumë Glakukun”.

Deputeti i PSD-së, thotë se personalisht ka dëshirë të konfrontohet me çdo kundërshtarë, por atë me Glaukun në atë kohë nuk e dëshironte.

“Nuk e kam bërë me Glaukun nga respekti. Ai e ka keqpërdorë atë respekt timin dhe ka ndryshuar komplet strategjinë e diskutimit. Kam mundur të largohem nga ai debat apo të them gjëra tjera, por kam vendosur ta bëj një debat për të cilin Glauku është ndjerë fitues”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Molliqaj thotë se megjithatë fitorja është për atë që fiton i fundit.

“Unë kam duruar tërë kohën akuza. Glauku është bërë altoparlant i këtyre sulmeve ndaj PSD. Edhe në seancë kur kam folur për herë të parë për SHIK-un, iu kam thënë ju lutem mos përdorni fjalën “pazar”, “SHIK”, mos thoni ju ka thënë Kadria, sepse pastaj duhet të tregoj se çka ju ka bërë Kadria juve”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.
Shtuar më 13/04/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori