Muriqi i jep fitoren Mallorcas përballë Valencias

Vedat Muriqi zhbllokon ndeshjen Mallorca-Valenacia. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Ndërkohë, sulmuesi dardan kaloi skuadrën ishullore në avantazh në minutën e 64-t. Muriqi shfrytëzoi një krosim të koreanit Kang-In Lee dhe me kokë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare.

Ky është goli numër 14 sezonal në La Liga për 29-vjeçarin nga Prizreni, i cili po zhvillon sezonin më të mirë në aspektin personal.


Shtuar 25.05.2023 23:59

Tags: , ,