Konfirmohet romanca e Keisi Medinit me ish të dashurin e Dafina Zeqirit

Nëse ju themi Dj Geek, e sigurt që ju vjen në mendje këngëtarja ikonike Dafina Zeqiri. Lidhja e dyshes përfundoi vetëm pak kohë më parë, dhe pasi Dafinës i dolën fotot me të dshurin e ri, nuk ka vonuar shumë dhe foto e Dj Gekk me Keisi Medinin bëri xhiron e rrjetit.

Së fundmi këto thashetheme kanë marrë formë duke u zbuluar se Keisi ka qëndruar për më shumë se një javë në Prishtinë dhe arsyen e kuptuat tashmë.

Për ta vërtetuar më mirë në epokën e rrjeteve sociale, dyshja gjithashtu ndiqen edhe në Instagram.

Kjo romancë për Dj Geek vjen vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes së tij shumëvjeçare me Dafina Zeqirin.


Shtuar 26.06.2023 12:44