Telefonata anonime zbulon 76 vjeçarin shqiptar që ngacmonte s*ksualisht 4 mbesat e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 76 vjeçar shqiptr është zbuluar se abuzonte seksualisht me 4 mbesat e tij minorene.

Ka qenë një akuzë anonime në një organizatë greke për mbrojtjen e fëmijëve “To hamogelo tou paidiou” ka çuar në arrestimin e të moshuarit.

Sipas departamentit të policisë për mbrojtjen e të miturve të Selanikut, pas investigimit të kryer me kujdes, është hapur dosja kundër gjyshit të 4 vajzave të mitura, anëtarë të një familje shqiptare që jetonin në një apartament në zonën Neapoli të Selanikut.

Policia greke bën të ditur se të paktën vitin e fundit i moshuari ka abuzuar me provokime e akte të pahijshme në përsëritje kundër 4 mbesave të mitura në moshën 16 vjeçe, 12 vjeçe dhe binjake 9 vjeçare.

Të premten në darkë është siguruar dhe urdhërarresti pas provave dëshmuese dhe akuzës anonime, ndërsa 76 vjeçari shqiptar është dërguar në qeli ku do mbahet deri ditën e nesërme, e mërkurë, deri në seancën në hetuesi, ku përballet me akuzën e krimit të rëndë.


Shtuar 19.05.2020 11:04