Mjeti bujqësor përplaset me "Audin" që vinte nga autostrada, plagoset drejtuesi në Fier (VIDEO)
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:00, në vendin ku kryqëzohet by-passi i Fierit me fshatin Pojan.

Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se një mjet bujqësor është përplasur me një makinë tip "Audi" mbi autostradë.

"Audi" mësohet se po vinte nga autostrada.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, banor i fshatit Havaleas. Sipas banorëve, i aksidentuari po tentonte të kalonte në anën tjetër të by- passit ku kishte tokat.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e spitalit teë Fierit, e cila ka transportuar të plagosurin në spital. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 05/07/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori