Mjekët në QKUK ngrenë alarmin: Po punojmë pa pajisje adekuate kundër koronavirusit (VIDEO)
Një ditë më parë, shërbimi më i madh spitalor në vend, QKUK, tha t’i ketë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit vdekjeprurës koronavirus.
Por
mjekët dhe stafi i mesëm
shëndetësor ende nuk janë furnizuar me
maska mbrojtëse kundër koronavirusit dhe mjete të tjera, raporton KOHA.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, thotë se kushtet në të cilat po punojnë
mjekët paraqesin rrezik për shëndetin e tyre.
Me
maska të zakonshme dhe jo shumë rezerva të këtyre produkteve janë duke punuar edhe infermierët në radiologji.
Me
maska të zakonshme këtë të enjte është parë edhe stafi
shëndetësor i Klinikës Infektive, i cili po i trajton rastet e dyshuara me koronavirus.
Por
ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka pranuar se ata deri më tani kanë pasur probleme të furnizimit me mjete mbrojtëse, por pritet që problemi të evitohet së shpejti.
Stafit mjekësor, siç ka paralajmëruar
ministri Vitia, do t’i dërgohet edhe një qarkore me rekomandime për masa parandaluese.
Shtuar më 12/03/2020,
ora 21:51