23 minuta, mesazhi i koduar i Berishës për deputetët para mbledhjes

Sot po zhvillohet mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, ku i panishëm është dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me 40 deputetë demokratë.

Por, ndërsa mbledhja ishte planifikuar të niste në orën 12:00, Berisha u vonua rreth gjysmë orë.

Mësohet se ndërsa Berisha ende nuk ishte i pranishëm, disa nga deputetët kanë kërkuar që të mos nisë mbledhjka pa praninë e ish-kryeministrit.

Berisha, pasi ka mbërritur, ka mbajtur fjalimin i pari, ku u shpreh se protestat e qëndrueshme popullore i japin vendin e merituar Ramës. Gjithashtuj ai kërkoi të ngrihen komisione hetimore parlamentare në Kuvend.

Nuk ishte ndonjë agjendë të njoftuar më parë për Berishën për të justifikuar vonesën, por duke njohur ish-kryeministrin ky u mor si një mesazh ndaj deputetëve demokratë, duke i lënë ata të presin.

“Nuk është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës.

Opozita në vlerësimin tim, ka dhe duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë.

Në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite. Por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi.

Zonja dhe zotërinj deputetë!

Para 1 muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj ju se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet e tij dhe dokumentet. Jo vetëm që po jepte atë licencën me 5 yje për të marrë kazinonë, por edhe për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesi i tij.

Por përsëri aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu.

Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Sigurisht Edi Rama po i mbron balozët kryesorë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 5.09.2023 12:49