Misteri i vrasjes në Shëngjergj/ Plumb në kokë nga punonjësit e hashashit për para
Besnik Pudja, personi që u gjet i vdekur në fshatin Shëngjergj të Tiranës me plumb pa koke, ishte në rolin e përgjegjësit për punëtorët e kanabisit. Puna që bënte viktima u pranua nga dy të arrestuar për ngjarjen, Alges Liço dhe Dritan Buzon.

Në seancën për masën e arrestit, Liço dhe Buzo pranuan se merreshin me kultivimin e kanabisit, më saktë me tharjen e bimëve pas korrjes. Besnik Pudja ishte personi që i kishte punësuar dhe që sipas tyre, shpeshherë luante me armën e tij, një pistoletë.
Sipas dy të arrestuarve, Pudja ishte duke luajtur me pistoletën e tij, kur qëlloi veten pa dashje në kokë. Por, Prokuroria ka një version tjetër për ngjarjen.

“Abc News”, raporton se hetuesit nuk besojnë se Besnik Pudja u vetëvra pa dashje. Dyshimet janë se ai mund të jetë vrarë nga vetë punëtorët e kanabisit, të cilët nuk ishin paguar për punën që kishin bërë. Kapanoni ku u gjet trupi i Besnik Pudjas, një ditë pasi kishte vdekur ishte bosh.

Dy të arrestuarit, Alges Liço dhe Dritan Buzo u shprehen se kapanoni përdorej për tharjen e kanabisit. Policia u njoftua ditën e nesërme për vdekjen me plumb pas koke të 36¬vjeçarit. Kapanoni ishte boshatisur dhe aty u gjetën vetëm disa degë kanabisi./Albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori