Miss Serbia përlotet në emision, kujton takimet me të prekurit nga tërmeti (VIDEO)
Miss Serbia,
Irina Jovanka ka fluturuar drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga
tërmeti.
Ajo ka vizituar zonat e prekura për t’u njohur më nga afër me pasojat e këtij
tërmeti dhe për t'i qëndruar pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihma.
Irina ishte e ftuar sot në "Wake up", ku e përlotur rrëfeu historitë më prekëse që përjetoi në Durrës, Laç dhe Vorë mes të prekurve nga
tërmeti.
Do kthehem sërish në Shqipëri sepse
këta njerëz kanë nevojë për ne. Unë nuk kam shumë para por përmes sensibilizmit dhe dëshirës së mirë ne mund ti ndihmojmë
këta njerëz", ishte mesazhi i saj.
Shtuar më 02/12/2019,
ora 15:23