Mund të cilësohet si një nga femrat me jetëgjata në Shqipëri.
Gjela Mhilli, nga fshati Tarzh i Mirditës, në muajin mars ka mbushur plot 113 vjeç. Me një memorie për t’u pasur zili dhe shëndet mjaft të mirë,
Gjela është e rrethuar nga mbi 100 nipër e mbesa, transmeton oranews.
Me një jetë të gjatë shekullore,
Gjela ofron mjaft histori që nisin që prej kohës të Mbretit Zog. Rrugëtimi i gjatë i saj në jetë,
natyrisht që është shoqëruar me një dietë të fortë ushqimi, ku nga më të preferuarat e saj janë
perimet.
Natyrisht sëmundjet kanë prekur edhe
gruan e moçme, por gjatë gjithë jetës së saj vizitat tek mjeku ajo i numëron me gishta, kjo për gjetjen e sekretit nga ana e saj, mbështjellja me leshin e deleve në verë, sjell imunitet ndaj sëmundjeve gjatë dimrit. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013,
ora 17:10