Ministrja Kodheli dhe ambasadori Lu në anijen "USS Forrest Sherman" (FOTO-VIDEO)

Anija "USS Forrest Sherman"
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, vizituan anijen luftarake amerikane "USS Forrest Sherman", e cila është ankoruar në Vlorë. Kjo anijë është pjesë e Flotës së Gjashtë Detare të Shteteve të Bashkuara, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi me Forcën Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Anija luftarake "USS Forrest Sherman" dhe Forca Detare Shqiptare kanë planëfikuar ushtrime të përbashkëta në kuadër të forcimit të ndërveprueshmërisë, por edhe për të siguruar kufijtë në detin Adriatik dhe në detin Jon.

Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli u prit nga komandanti i anijes "USS Forrest Sherman" dhe me këtë rast falënderoi ekuipazhin e anijes për pritjen që i rezervuan dhe u shpreh mjaft e kënaqur për bashkëpunimin që ekziston mes Forcës Detare Shqiptare dhe strukturave të Marinës Amerikane.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli, ambasadori amerikan në Tiranë, Doald Lu dhe personat e tjerë që i shoqëronin vizituan nga afër ambjentet e anijes "USS Forrest Sherman". /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2015, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori