Ministri Tahiri viziton familjen e efektivit të vrarë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet për një vizitë ngushëllimi në familjen e efektivit të FNSH¬së që mbeti i vrarë gjatë operacionit për arrestimin e David Qosajt.

Tahiri pas vizitës në shtëpinë e Ardian Kodrës në Shkodër, bëri një deklaratë për mediat ku e cilësoi ngjarjen si një goditje të rëndë për Policinë e Shtetit.

Ministri nënvizoi se ky është një moment për t’iu kujtuar të gjithëve sakrificat e Policisë, ku nuk mungon as sakrifikimi i jetës për garantimin e sigurisë për qytetarët.

Më tej ai shtoi se duhet bërë gjithçka është e mundur për të mbështetur Policinë e Shtetit. Në këtë kuadër ai tha se do t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama kërkesën për rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit./Albeu.com/



Shtuar më 02/09/2016, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori