Militantët e ISIS i presin kokën gazetarit amerikan (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Militantët islamikë të ISIS-it i presin kokën e gazetarit amerikan James Foley, i cili rezulton i zhdukur prej 22 nëntorit të vitit 2012. Në një video të postuar në YouTube gazetari qëndron i ulur në gjunjë dhe i veshur me një kostum ngjyrë portokalli ndërsa në krah të gazetarit qëndron edhe një person i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, dhe mban në dorë një thikë, të cilën e drejton në fytin e gazetarit Foley.

Përpara ekzekutimit është dhënë një mesazh për presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

“Çdo tentativë e jotja Obama, për t’u mohuar lirinë dhe sigurinë myslimanëve që jetojnë në kalifat, do të çojë në thertore njerëzit tuaj”, thuhet në mesazhin e kësaj videoje.

Më pas, militanti thotë se ISIS mban një tjetër gazetar amerikan, Steven Joel Sotloff, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2013 në Libi. Militanti paralajmëron se ai do të jetë viktima e radhës. /albeu.com/

Militantët e ISIS-it i presin kokën e gazetarit amerikan

Shtuar më 20/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori