“O Zot!”, presidenti Joe Biden bie nga biçikleta (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden, është rrëzuar nga biçikleta e tij.

Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45-vjetorin e martesës.

Presidenti amerikan 79-vjeçar u nis me gruan e tij i rrethuar nga agjentë në mëngjes. Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes’.

Biden dhe gruaja e tij shënuan dje 45 vjetorin e martesës dhe po kalojnë fundjavën e festës së 19 qershorit në plazh, raporton DailyMail.