Safet Bajri u lirua nga burgu, media belge: Qeveria shqiptare na zhgënjeu, kishte edhe 16 vjet dënim

38-vjeçari Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti i Shkodrës”, u lirua ps 6 vjetëve nga burgu në Shqipëri, edhe pse u dënua me 22 vite burg në Belgjikë.

I cilësuar si një nga personat më tëkërkuar në Belgjikë, pasi akuzohej për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni,  Bajri u detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

Për lirimin e Bajrit kanë reaguuar edhe mediat belge, të cilat kritikojnë  vendimin nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet.

Gazeta belge “Nieuwsblad” shkruan se Bajri bëri bujë në Belgjikë dhe se emri i tij ishte në listën e më të kërkuarve nga Policia Federale.

 

 

Safet Bajri ose Safet Rustemi, siç e quanin në Belgjikë, ishte kreu i një klani mafioz që e drejtonte me tre vëllezër.  Ata morën pushtetin në botën e krimit të Brukselit në vitin 2014.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe tregtim të lëndëve narkotike. Po ashtu shkruhet se kushdo që dilte para rrugës së tyre, ekzekutohej, si në rastin kur u vranë dy shqiptarë rivalë.

Bajri u arrestua nga policia e Brukselit dhe më 25 janar 2017, ku u dënua me 9 vjet burg.

Megjithatë verën e vitit 2018 ai u zhduk sërish. “Qeveria shqiptare na zhgënjeu”, shkruan media belge, duke thënë se ‘ iu deshën muaj që Ministri i Drejtësisë, Koen Geens të dërgonte një kopje të vendimit belg në Shqipëri në shtator 2018, duke i lejuar ata të arrestonin Bajrin.”

Të dy vendet ranë dakord që Bajri ta vuante dënimin në Shqipëri. Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.

Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet. “A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”, shkruan media belge..


Shtuar 8.03.2023 12:37