Sherr mes adoleshëntësh, 15-vjeçari në Pogradec plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 në Pogradec, në ambientete e një lokali.

Policia bën me dije se ka arrestuar 15-vjeçarin si autor të dyshuar të ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 15-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./Albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 10:33