Rita Ora më krenare se kurrë, çfarë po bën e ëma për të sëmurët me COVID-19 (FOTO LAJM)

Padyshim heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve janë të gjithë doktorët, infermierët dhe punonjësit e sistemit të shëndetësisë, kudo në botë, që kanë lënë familjet e tyre për t´u përballur me koronavirusin në linjën e parë të ”luftës”.

Një punë të madhe është duke bërë edhe NHS, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se është një prej vendeve më të goditur nga pandemia në ditët e fundit. Forcës së profesionistëve mjekësorë atje i është bashkuar dhe mamja e Rita Orës, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre në profesion.

Fakti që gjendet në terren, duke ndihmuar pacientët dhe të prekurit me koronavirus të përballen dhe me problemet e shëndetit mendor, që sigurisht në këtë periudhë të vështirë janë të shumta, ka bërë që Verës t´i kushtohet një artikull në median e njohur britanike ”Evening Standart”.

Për këtë këngëtarja shqiptare është shumë krenare dhe shprehet se mamaja e saj dhe të gjithë doktorët e punonjësit e NHS janë super heronjë të vërtetë.


Shtuar 7.04.2020 08:12