Pjanic ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Miralem Pjanic ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Barcelona shkruan e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Gazeta italiane raporton se boshnjaku është pajtuar me një kontratë katër-vjeçare me klubin katalunas.

Pjanic është pjesë e Juventusit që prej vitit 2016 kur ishte transferuar nga Roma.


Shtuar 11.05.2020 14:38