Shoferi humb kontrollin dhe përfundon në oborrin e kopshtit të fëmijëve (VIDEO)

Një makinë ka humbur kontrollin këtë mesdite, duke përfunduar në oborrin e një kopshti. Ngjarja që mund të kishte marrë përmasa të rënda ndodhi në Kastoria të Greqisë.

Për fat të mirë në atë moment nuk kishte fëmijë e as edukatorë në oborrin e kopshtit, ndaj dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Sipas mediave greke drejtuesi i mjetit është tronditur nga ngjarja. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.