Meta-Zaganjori në kafe, gjyqtarit i telefonoi Berisha (VIDEO)
Në kushtet kur Partia Socialiste refuzon kandidaturën konsensuale të mazhorancës, tashmë diskutimet janë rikthyer në kampin mazhoritar.

Ende nuk dihet nëse kjo kandidaturë do të vijojë të mbështetet deri në raundet 71 votësh apo nëse do të hidhet për votim në 2 raundet 84 votësh ku shanset janë që mund të mos kalojë testin pa PS-në.

Ndërkohë, burime nga mazhoranca konfirmojnë per Portalin Albeu se Zaganjori nuk është propozuar nga LSI-ja, ndaj edhe kjo forcë do të jetë vendimtare për këtë emër.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu konfirmon se Zaganjori është kontaktuar nga vetë kryeministri i cili i ka propozuar idenë e kandidimit, një pohim qe konfirmon në mënyrë indirekte se emri i gjyqtarit është hedhur në tryezë nga Berisha. Ndërkohë, Meta ka hedhur në tryezë emrin e Ardian Fullanit, të cilin gjithashtu e ka kontaktuar por ky i fundit duket se ka refuzuar, ashtu sikurse edhe vetë Mediu ka kontaktuar me përkthyesin e njohur Amik Kasoruho.

Në kushtet aktuale, shanset që Zaganjori të zgjidhet President janë në dorën e LSI-së, një cështje mund edhe të jetë biseduar në kafen që paradite kanë konsumuar Ilir Meta dhe kandidati Zaganjori. Meta dhe Zaganjori janë kapur nga syri i kamerave duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti bar pranë Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, ku sigurisht bisedës nuk mund t’i shpëtonte gara e mjegullt presidencial. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori