Meta: Kurrë koalicion me Ramën, jam mirë me Berishën (VIDEO)
UPDATE - Ndryshe nga dyshimet e Edi Ramës për të pranuar apo jo si aleat Ilir Metën, ky i fundit thotë se është i qartë në zgjedhjen që ka bërë me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, për një koalicion afatgjatë.

Kreu I LSI-së komenton në këtë mënyrë deklaratën e Ramës në asamble ku përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me të, si dhe librin e kryesocialistit , "Kurban", ku Rama shkruan se dera e PS-së mbetet e hapur për rikthimin e Ilir Metës.

Por kreu i LSI-së, në një intervistë për "Albanian Screen" deklaroi haptazi se është i kënaqur nga kolaicioni me PD-në dhekërkon ta çoj edhe më tej këtë bashkëpunim, sipas tij të frytshëm.

"Unë nuk jam këtu për të gjykuar këto oshilacione, përkundrazi detyra jonë është të vazhdojmë me prograqmin tonë. LSI-ja ka një marrëveshje për qeverisjen me PD dhe i ka qëndruar kësaj marrëveshje me korrektesë", deklaroi Ilir Meta. /albeu.com/



http://albeu.com/player/player.swf" width="480" height="380" bgcolor="undefined" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" flashvars="file=http://news.albanianscreen.tv/siti/sito_alsatnews/upload/images/4edcd3f163757.flv&title=Albeu.com lajme&frontcolor=000000&lightcolor=FF0000&screencolor=CCCCCC&logo=http://albeu.com/player/logo.png"/>
Shtuar më 08/02/2012, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori