Meta i dërgon përshëndetje nga Bosnja maces dhe na njeh me "mikun" e ri special (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka qenë në një vizitë zyrtare në Bosnje, ku mes të tjerave ka takuar një mik shumë të veçantë.

Mëngjesi për kreun e shtetit ka nisur ndryshe, ai gjatë shëtitjes në Jahorinë ka njohur, Darkon një qenush të vogël. Ai ka shpërndarë një video në profilin e tij në rrjetet sociale, ku dihet dashuria e madhe që ai ka për kafshët. Megjithatë, nuk ka lënë pa kujtuar edhe macen e tij, Sashën për të cilin ka pasur një përshëndetje të veçantë.

"Mirëmëngjesi të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju", shkruan Meta.

Megjithatë, nuk ka lënë edhe pa dhënë një mesazh të nënkuptuar teksa thotë "Përshendes Sashën macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macent dhe qentë nuk shkojnë por ky nuk është rasti"...Çfarë ka dashur të thotë me këtë presidenti?
Shtuar më 10/07/2019, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori