DEA amerikane thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

DEA amerikane u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar se të gjitha të dhënat e qytetarëve do të mbahen të fshehta.

Ambasada e SHBA njofton se DEA ka hapur një linjë të ri sinjalizimit për Shqipërinë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë në luftën kundët trafikut të drogës dhe të pastrimit të parave

Ambasada ka publikuar numrat e kontaktit ku mund të telefonojnë qytetarët.

Njoftimi i Ambasadës

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në whatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.


Shtuar 6.03.2023 13:10