Serbët vendosin të lënë institucionet e Kosovës, Rakiq: Jap dorëheqje nga posti i ministrit

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq ka njoftuar se kanë marrë vendim për të dalë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Rakiq gjithashtu ka thënë se jep dorëheqje edhe nga posti e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka treguar se kanë vendosur që serbët të largohen nga të gjitha institucionet politike – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administrata në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq./express