Mourinho i bën homazhe Maradonës përpara sfidës me Napolin (VIDEO)

Jose Mourinho, sapo mbërriti në Napoli, shkoi në lagjen ku ndodhet edhe muralja e Diego Armando Maradonës, ku bëri homazhe për ish-legjendën argjentinase, në prag të ndeshjes që Roma do të luajë kundër Napolit në Seria A duke nisur që nga ora 19:00, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit italian.

Tekniku portugez së bashku me menaxherin e skuadrës Cardini dhe trajnerin e portierëve Nuno Santos, të shoqëruar nga policia, dolën përpara murales kushtuar Pibe de Oro me një buqetë me lule.

Njerëzit, të cilët e njohën, menjëherë e brohoritën dhe në pak minuta u krijua një turmë. Trajneri portugez i Romës u ndal për disa minuta. Shumë duartrokitje në shenjë respekti nga të pranishmit./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 18.04.2022 17:26