Më shumë se 9600 të vdekur nga tërmeti, shpresat për të mbijetuar po shuhen

Numri i personave të vdekur nga tërmetet e fuqishme që “goditën” Turqinë dhe Sirinë të hënën po rritet vazhdimisht, ndërsa me kalimin e orëve, shpresat për gjetjen dhe nxjerrjen e të gjallëve nga rrënojat po shuhen.

Sipas përditësimit të fundit nga agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910.

Në Siri, numri i të vdekurve, sipas informacioneve të fundit të Aljazeera, është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.

Moti i keq po ndërlikon përpjekjet e shpëtimit dhe ministri i Brendshëm i Turqisë paralajmëroi dje, të martën, se 48 orët e ardhshme do të jenë “kritike” për gjetjen e të mbijetuarve./Albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 10:43