"Mercedesi" luksoz merr flakë tek tuneli i Kalimashit (VIDEO)
Pëlqej
Një makinë tip "Mercedes" është përfshirë nga flakët teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash.

Pasi ka konstatuar flakët që vinin nga pjesa e poshtme e makinës, shoferi e ka nxjerrë atë jashtë tunelit duke e parkuar në krah të djathtë të rrugës në drejtimin Kalimash-Kukës duke pritur ardhjen e makinë zjarrfikëse.

Në videona e dërguar në nr.0672222204 të redaksisë së Albeu.com duket momenti kur makina është përfshirë nga flakët dhe pranë saj afrohet zjarrfikësja.

Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori