Të ziesh vezë nuk është puna më e vështirë që mund të bësh në kuzhinë, por në një mëngjes të rrëmujshëm, edhe mund të ndodhë. Ka njerëz që asnjëherë nuk e përcaktojnë dot kohën e zierjes së një veze, sepse e verdha u mbetet gjithmonë e lëngshme. Nuk dihet sa është
koha e mjaftueshme, shpeshherë veprojnë me hamendje.
Pavarësisht nga emri që ka, një vezë e zier nuk duhet të jetë shumë e zier (në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqimore).
Si t’i ziesh
vezët
1. Vendos
vezët në një enë (tenxhere ose tigan të thellë). Ena duhet të jetë e mjaftueshme që
vezët të kenë hapësirë mes tyre dhe mos të ndeshen me njëra-tjetrën.
2. Hidh ujë të ftohtë aq sa të mbulohen
vezët plotësisht.
3. Vendose zjarrin në nivel të mesëm, as të ulët, as të lartë.
4. Për
vezët e
ziera pak,
koha e vlimit është 90
sekonda deri në dy 2 minuta. 1 minutë e 45
sekonda deri në 2 minuta e 15
sekonda konsiderohet
koha për zierje mesatare dhe 11 deri në 12 minuta
koha për
vezët e
ziera shumë.
Grupi i fundit i vezëve, pra ato të
ziera shumë, kanë një mënyrë shumë të thjeshtë për t’u qëruar. Pasi e ke hequr nga zjarri, ku e ke lënë për të paktën 11 minuta, fute vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Pasi ta kesh tundur disa herë në gotë, lëvozhga ka dalë vetë. Shiko videon.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 10:31