“Çmendja” e çmimit të naftës, Rama replika me qytetarin: Po bëhet luftë prej vërteti, do marrim një pjesë të barrës së luftës në Ukrainë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar në faqen e tij në Facebook, në lidhje me rritjen e çmimit të naftës.

Qytetari i ka kërkuar llogari kryeministrit për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të naftës e të miellit, por kryeministri është justifikuar duke i thënë se po bëhet luftë e vërtetë me bomba e viktima.

Rama ka shtuar gjithashtu se çmimet janë rritur kudo në botë. Sipas tij, po të ishte në dorën e qeverisë, këto çmime nuk do të rriteshin, njësoj si energjia elektrike, por ai shton është privati ai që vendos.

Rama shtoi se edhe Shqipëria do të marrë në kurriz një pjesë të barrës së agresionit mbi Ukrainën, pasi sipas tij, historia ka treguar se kur mbyll njërin sy, armiku të vjen te dera e shtëpisë./albeu.com/