Automjeti përplas këmbësorin teksa po kalonte në vijat e bardha në Tiranë

Kjo e dielë nuk ka shpëtuar pa aksidente.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Durrësit, por që fatmirësisht mësohet se këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ditën e sotme një aksident zinxhirë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës, ku u përfshinë tre automjete, por fatmirësisht pa persona të lënduar.


Shtuar 16.02.2020 19:56