Situata në veri të Kosovës, gazetarja: Qetësi para furtunës

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Ballkan” në Abc, Linda Karadaku, në një lidhje me Skype me “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ka raportuar nga Mitrovica ku ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë po ndodh në veri të Kosovës.

Gazetarja Karadaku dhe stafi i saj kanë vizituar gjatë ditës së sotme të gjitha komunat që ndodhen në veri të Kosovës, ku kanë parë nga afër situatën, e cila mbetet mjaft e tensionuar për shkak të mos gjetjes së një marrëveshjeje për targat, ku zyrtarët serbë në mënyrë demonstrative kanë dhënë dorëheqjen nga institucionet.

Karadaku tha në “Log.” në Abc se në të gjitha komunat e veriut të Kosovës ka shtim të patrullave të policisë si dhe të forcave të EULEX.

Ajo theksoi se aktualisht situata në dukje duket mjaft e qetë, por që mund të ndizet menjëherë qoftë dhe me provokimin më të vogël.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Si është situata në Mitrovicë?

Karadaku: Në fakt ne kemi qenë sot deri në Jarinje që ndan Kosovën me Serbinë, që është në zonën e Leposaviqit. Kemi shkuar në katër komunat veriore të Kosovës, kemi parë policinë të pranishme EULEX. Kemi folur me shefin e EULEX i cila na ka theksuar çështjen e vakumit të sigurisë, që në fakt është qetësia në sipërfaqe mjafton një shkëndijë e vogël për t’i vënë zjarrin. Duhet rikujtuar se statusi i do komunave të ndara është bërë me marrëveshje në Bruksel që nga 2-13-ta. Ajo që ne kemi parë është qetësi, por që mund të ndizet nga momenti në moment, aq më tepër kur nuk ka një marrëveshje për targat. Lajçak ka kërkuar të zgjidhet menjëherë çështja e targave. Ndërkohë që nuk dihet me kë është takuar Petkoviç. Ajo që kemi parë në Jarinje është se makinat vijojnë të lëvizin me ngjitëse për të mos u dalluar targat. Policiët dhe doganierët serbë të dorëhequr janë zëvendësuar me shqiptarë. Është problem tani edhe për serbët në këtë zonë pasi nuk kanë më njerëzit e tyre në polici apo drejtësi. Nëse kaloni këtë barrikadë dhe kaloni në veri, nuk sheh njerëz në rrugë. Deri tani ka kaluar vetëm një makinë. Nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë flamuj në një zonë qoftë në Mitrovicën e veriut apo dhe komunat e tjera që është e mbushur me flamuj serbë, i sheh në ballkone, nëpër shtylla. Duket sikur ka një sfidë të hapur ndaj qeverisë. Ndërkohë që në anën tjetër shihen karabinierët që janë pjesë e misionit të EULEX, makina e tyre qëndron mbi urën e Ibrit që në asnjë rast të mos ketë mundësi për përplasje.

Xhafo: Në pamjet që ke dërguar më herët kemi parë dhe flamuj shqiptarë. Në raportimet më herët ke folur për mundësinë e zgjedhjeve të pjesshme lokale në komunat vakante apo dhe zëvendësimin e deputetëve serbë?

Karadaku: Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës janë marrë në lagjen e boshnjakëve. Presidentja Osmani ka shpallur ditën e zgjedhjeve që do të jetë 18 dhjetori. Rikujtoj që në takimin me Osmanin Lista Serbe nuk ka marrë pjesë dhe as AAK. Nuk di të të them nëse këte pjesë do të ketë zgjedhje. Petkoviç ka thënë sot që nuk mund të mbahen këto zgjedhje.