Mediat greke i bëjnë jehonë gjestit prekës të Alket Rizait ndaj Evangelias me kancer (VIDEO)
Pëlqej
Ka bërë bujë gjesti i shqiptarit Alket Rizai të dënuar në Greqi, i cili mblodhi fonde në burg për vogëlushen 8 Evangelia Kastrinaki, e cila vuan nga kanceri.

Në sajë edhe të fondeve të mbledhura në burg nga Alket Rizai ajo është nisur dje për në një klinikë në Britaninë e Madhe për t'u kuruar.

Rizai iu përgjigj thirrjes së prindërve të Evangelias dhe medias greke për ndihmë, ndërsa më pas telefonoi gjyshin e saj duke i thënë se duhej të gjenin një mënyrë legale për të nxjerrë paratë nga burgu, shkruan Albeu.com.

Gjyshi i Evangelias, George Kastrinakis rrëfeu në televizionin NEA peripecitë që po kalonin me kurimin e vogëlushes duke treguar gjithashtu se shqiptari Alket Rizai i ishte bashkuar thirrjes së tyre.

Alket Rizai është një emër tepër i njohur për publikun grek pas arratisjeve spektakolare nga burgjet greke, siç është ai i sigurisë së lartë, Koridhalos. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori