“Birrë, jo luftë”, mesazhi në qiell i avionit në Poloni i befasoi të gjithë

Një video sensibilizuese vjen nga qiejt e Polonisë, teksa një avion ka bërë një mesazh sensibilizues në qiell lidhur me luftën.

Avioni ka vizatuar fjalët “pi birrë jo luftë” duke përdorur rrugën e tij të fluturimit.

Mjeti fluturues ishte nisur nga qyteti i Poznanit në Poloninë perëndimore-qendrore.

Gjatë gati katër orësh, avioni përfundoi me përpikëri frazën 40 milje të gjerë, përpara se të zbarkonte në Poznan mbrëmë. Mijëra përdorues ishin aktivë në flightradar24.com, një faqe interneti që gjurmon shtigjet e fluturimit, për të ndjekur udhëtimin e avionit.

Ajo vjen në një kohë të tensionit të rritur në të gjithë Evropën, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia./albeu.com/