Më shumë se 7 mij euro në muaj? Blendi Fevziu pyetet për rrogën (VIDEO)
Blendi Fevziu është ndeër moderatorët shqiptar më të njohur dhe rrjedhimisht ndër më të paguarit.

Në verën e 2018-ës Fevziu refuzoi ofertën e Top Channel për të vazhduar emisionin e tij "Opinion" në TV Klan.

uk e dimë se çfarë page iu ofrua Fevziut, por ai tha se u tundua.

“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi”, tha Fevziu.

Por sa paguhet gazetari i njohur shqiptar?

Këtë të enjte ai do të na e tregojë në emisionin “3shat”, ku moderatorja Bora Zemani do t’i bëjë pyetjen 1 milion dollarëshe për pagën.

Merr më shumë se 7 mijë euro në muaj Blendi Fevziu?

Me sa pamë në spotin e publikuar dje mbrëma, Blendi buzëqeshi kur iu bë kjo pyetje!

Të ketë shifër më të lartë?
Shtuar më 10/07/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori