Shtyhet seanca për inceneratorët

Seanca për inceneratorët është shtyrë për datën 6 shtator.

Mësohet se gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Kujtojme qe ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka doli para gjykatës me 6 korrik.

Pala mbrojtëse e Lefter Kokës u shpreh se “Është e qartë si kristali se ish ministri nuk ka bërë shkelje”.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)