Me pamjet më të ëmbla, Miriam Cani zbulon për herë të parë portretin e djalit (VIDEO)
Në fillim të këtij viti, këngëtarja Miriam Cani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin Alban Skënderaj e pagëzuan me emrin Duam.

Ndonëse, Miriami ka publikuar herë pas here foto me të voglin, asnjëherë nuk e ka zbuluar portretin e plotë të tij.

Mirëpo, rreth një orë më parë, Miriami i ka surprizuar të gjithë. Ajo si kurrë më pare ka posruar në Instagram një video me një dedikim po aq emocionues, duke treguar se ishte i vogli ai që e frymëzoi të krijonte diçka plot dashuri si kënga “Duam”.

Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës!”, ka shkruar Miriami, ndërkohë vëmendjen e të gjithëve e ka marrë portretin i Duamit, i cili duket shumë i ëmbël.

Shtuar më 05/10/2020, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori