Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Nuk heq dorë nga mandati që më besuan qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri iu përgjigj edhe ambasadores së SHBA Yuri Kim pas deklaratës të bërë pak ditë më parë te Zëri i Amerikës. Ai tha se nuk i ka pranuar kushtet e ambasadores për t’u larguar nga Kuvendi, duke shtuar se mandati nuk është i tij por i qytetarëve që e kanë votuar.

“A mund të jem unë dakord me reformën e Sorosit. Kurrën e kurrës. Ambasadorët rendin pas tij se është i gjithëfuqishëm. A mundemi të heshtim për interesat tona? Kurrën e kurrës. Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në radion e Zërit të Amerikës se habitet se si njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që kemi dosje por ai nuk i beson ato dosje.

Nga e di që ka dosje. DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave dhe mediave, raporte të qeverisë Edi Rama. Ato janë të tëra shpifje. Edi Rama ka çuar me dhjetëra vendime të qeverisë. Të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë. Më ka thënë se dorëzove mandatin do të dënojmë fëmijët. Do dënojnë PD-në. Do dënojnë Shqipërinë.

Të gjitha t’i marrin mandatin nuk e dorëzoj. Nuk është i imi, është i qytetarëve shqiptarë. Edhe në Tiranë edhe këtu edhe kudo unë do kërkoj falje. Me qindra mijëra prej jush keni mbështetur Bashën prej mbështetjes që i ka dhënë Sali Berisha”, tha ish-kryeministri./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 19:04