Abuzoi seksualisht me qenin, 10 vite burg për të renë në SHBA

Një 19-vjeçare është dënuar me 10 vite burgim në Misisipi të SHBA-ve , pasi akuzohet se ka abuzuar sekualisht me një qen.

Denise Fraser pretendon se ajo ishte ‘detyruar’ të kryente aktet e turpshme me qenin pasi e kishin kërcënuar.

E reja u arrestua pas publikimit të një video në të cilën dukeshin veprimet e turpshme që e reja bënte me kafshën.

“Unë kam qenë në krye ligjit për 17 vjet dhe ky rast është një nga më rrëqethësit që kam hetuar ndonjëherë ,” tha shefi Jay Dee Carter i Zyrës së Sherifit të Qarkut Jones.

Sipas tij, materiali që autoritetet kanë në dorë është aq tronditës, saqë policëve u është ndaluar të diskutojnë për përmbajtjen e videos.