Me fustan princeshash, kërcimi i Jonidës dhe Besnikut nuk duhet humbur (VIDEO)
View this post on Instagram

Kërcimi i Jonidës dhe Besnikut😍

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Pas ceremonisë së martesës që u mbajt buzë detit, në prani të miqve dhe familjarëve, Jonida Vokshi dhe Besnik Kraja vijuan me pjesën e dytë, atë të festës.

Moderatorja ndërroi fustanin për të veshur një tjetër të bardhë por të fryrë, që e tregonte si princeshë.

E veçanta e fustanit ishin mëngët tyl dhe dekolteja e hapur. Besniku mbante të njëjtin kpostum veshur ndërsa doli për dore em Jonidën në pistën ku do të kërcenin këngën e tyre të parë si burrë e grua.

Çifti kishte përgatitur një koreografi mjaft të këndshme dhe nuk e dimë nëse kishin bërë apo jo prova, por dukeshin super!

Jonida kishte kapur flokët bisht dhe dukej shumë e thjeshtë, ashtu siç e shohim gjithnjë.


Shtuar më 15/09/2019, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori