Me frymën që i del nga brinjët, Rama flet për Metën dhe votimet e 30 qershorit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është duke folur për votimet e 30 qershorit, ndërsa nuk ka ndaluar se akuzuari Presidentin Meta në ditën kur do të miratohet komisioni për shkarkimin e tij.

Fjalimi i Ramës është duke u shoqëruar nga frymëmarrje të thella të tij, gjë e cila i ndodh kryeministrit sa herë është në siklet politikisht.

Pjesë nga fjalimi i Ramës

Politikisht ai na e bën shumë më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit, sepse njerëzia e shohin tashmë krejt lakuarit të vërtetën. Është një armiqësi të disfatës së turpshme antikombëtar të minimit të zgjedhjeve.

I kam ndjekur ndërkohë me ndjenjë mëshire budallaqet e fallxhores, lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe raportin paraprak të misionit të ODIHR. E kam thënë disa herë gjatë fushatës se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do të rezultonte një vrimë në ujë dhe nuk do t’i pengonte ata për të shpallur fitoren. S’ka më keq se humbësit se sa të sillen si fitimtar.

85% e popullit refuzoi Ramën thonë të shkretët janë po këta që thonë se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria. Kjo nuk i pengon t’i llogaris që nga të ikurit nga ambasadat në vitin 1991 e deri sot.

Emigrantët duhet ta kenë të drejtën e votës duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme duan apo s’duan udhëheqësit e opozitës rrugore, ne do ta përfshijmë në kodin zgjedhor.

Ne kemi marrë një përqindje të lartë votash se sa kishte koalicioni fitues në vitin 2015. Kemi marrë një numër shumë më të madh votash për kandidatët. Krahasuar me katër vite më parë, ky numër është 4% më pak. Ta lexosh si refuzim popullor ndaj nesh përqindjen krejt normale të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime, do të thotë të mos dish çfarë flet dhe të mos kuptosh se çfarë vjen më mbrapa. Qoftë rezultati ynë, qoftë analfabetizmi politik i udhëheqjes e tregoi se ajo opozitë nuk ka asnjë shans tek rikthimi tek fitorja.

Raporti paraprak ka pasqyruar me korrektesë një proces zgjedhor krejt anormal ku duhet theksuar shkelja e Presidentit ka ndikuar në dreqosje e Presidentit. Mungesa e besimit publik është mjaft e qartë por ka ardhur si pasojë e agresionit politik dhe për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Ilir Metës në proces me dekretin e tij skandaloz. Ai shantazh dekuroi dhe mpiu edhe strukturat tona elektorale. Si mund të ruhej i patronditur besimi tek ky proces që provokoi Ilir Meta me zhdukjen e papritur të datës së zgjedhjeve.
Shtuar më 08/07/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori