Me flamuj, këngë e valle: Si po e feston Kosova 12 vjetorin e pavarësisë (VIDEO)
Kanë qenë të shumtë
qytetarët të cilët zgjodhën sheshet e
Prishtinës për të festuar 12-vjetorin e pavarësisë.
Ndryshe nga 12 vite më parë, kur temperaturat shënonin deri në -16 gradë celsius, sot rrezet e diellit mundësuan që
qytetarët të shijojnë më shumë këtë ditë.
Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa si dhe duke kërcyer nën ritmin e daulleve janë vënë re në
sheshin e kryeqytetit.
Edhe te Neëborn atmosfera ka qenë tejet festive me qytetarë që kishin vërshuar rrugëve për të parë edhe pamjen e re që mori ky obelisk.
Në
sheshin e
Prishtinës sonte prej orës 20:00 do të mbahet edhe një koncert i organizuar nga Komuna e
Prishtinës. /kp
Shtuar më 17/02/2020,
ora 15:42