Me bluzën e Rilindjes dhe mbishkrimin Edi Rama, qytetari befason duke futur gomarin të votojë (VIDEO)
Ndodh çudia në ditën e votimeve. Një qytetar ka shkuar të votojë bashkë me gomarin e tij, të cilin e ka veshur edhe me bluzën e Rilindjes me mbishkrimin Edi Rama.

Ndërsa ka qenë Ish-kryeministri Berisha, i cili ka postuar videon, ku shkruan: “Kur njerëzit i braktisin, ju dërgojnë veshgjatin për votim! Ndiqni videon! sb

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.
Shtuar më 30/06/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori