Mbetën në Kanionet e Gjipesë, kështu u shpëtuan turistët gjerman (VIDEO)
Policia e Shtetit publikoi sot pamjet se si i kishte gjetur dhe ndihmuar dy turistet gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në kanionin e Gjipesë në Himarë

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U, 37-vjeçare, duke eksploruar zonat malore të kanionit të Gjipesë, Himarë kishin humbur rrugën e kthimit dhe kishin ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dyja turistet nuk kishin pësuar asnjë lëndim dhe qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ato falënderuan Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.
Shtuar më 17/07/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori