Mbërrijnë grekët, ç’po ndodh në fshatin Bularat (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë 10 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi mbi forcat e policisë dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Ndërkohë ashtu siç ishte lajmëruar në media, disa autobusë me shtetas grekë janë drejtuar për në Bularat.

Policia shqiptare ka shtuar masat e sigurisë në kufi, për të parandaluar incidentet e mundshme ku siç raportohet janë ndlauar të kalojnë kufirnin rreth 10 ekstremistë të Agimit të Artë, që mbanin bluza me mbishkrimin Verio Epir.

Situata në fshat është e qetë, por e pazakontë për një vend si Bularati. Sot është kthyer në një vend pelegrinazhi, pasi kanë ardhur shumë grekë dhe persona të njohur të Kostandinos Kacifas. Ndërsa mediat greke e kanë kthyer qendrën e fshatit në një platformë nga ku raportojnë pa ndërprerje.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet nga Bularati. /albeu.com/
Mbërrijnë grekët, ç’po ndodh në fshatin Bularat (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 08/11/2018, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori